LajmeMaqedoni

RDM nuk del nga Qeveria

Kryetarja e partisë dhe deputetja Maja Moraçanin, ka deklaruar se RDM nuk del nga koalicioni me LSDM-në. Ajo vendimin për të qëndruar në Qeveri e arsyeton me prioritetet programore që duhet të arrijnë. Sipas saj, për ata nuk janë me rëndësi postet zyrtare që marrin si pjesë e Qeverisë. Vendimi për të qëndruar edhe më tej më Qeveri është marrë në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të partisë.

“RDM as në kohën kur negocioheshin në Qeveri me Alternativën dhe as tani me Aleancën për Shqiptarët nuk e kishin përcaktuar numrin e pozitave zyrtare. Në fund të fundit, fakti që nga viti 2020, pas zgjedhjeve parlamentare, RDM merr pjesë në Qeveri, me një zëvendësministër dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet zyrtare të RDM. Për ne me rëndësi thelbësore është zbatimi i prioriteteve programore, jo se cila parti ka marrë sa poste ministrore, zëvendësministrore dhe drejtoresh”, thotë Moraçanin.

Ajo shtoi se debatet janë duke vazhduar brenda organeve të partisë.

“Ne jemi konsistent në qëndrimin tonë të shprehur publikisht në dhjetor të vitit 2021: fokusi i punës së Qeverisë së re duhet të jetë i orientuar në zbatimin e reformave dhe sigurimin e një cilësie më të mirë të jetës për qytetarët e Maqedonisë. Natyrisht, anëtarësimi i Maqedonisë në BE është qëllimi ynë strategjik, për të cilin, ndryshe nga disa faktorë të tjerë socio-politikë që manipulojnë qytetarët në mënyrë populiste, ne jemi të përkushtuar dhe të arsyetuar të veprojmë që vendi ynë dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e familjes evropiane sa më shpejt”, shton ajo për “Makfax”.

Së fundmi, Alternativa doli nga koalicioni me LSDM-në, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.

Show More

Related Articles

Back to top button