BotaLajme

SHBA, çmenduri në universitet / Tre të vrarë nga të shtënat, autori vret edhe veten

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një sulmues i armatosur qëlloi me armë mbrëmjen e të hënës në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Autori i sulmit mësohet se ka vrarë edhe vetem jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Policia njoftoi vdekjen e tij të marten në mëngjes, katër orë pas sulmeve, fillimisht në Berkey Hall, një ndërtesë akademike, dhe më pas aty pranë, në Union MSU, një menzë e famshme ku studentët kalojnë kohën.

Qindra oficerë kishin kontrolluar kampusin East Lansing, rreth 145 kilometra në veriperëndim të Detroitit, për të dyshuarin.

Ai u gjet i vdekur jashtë kampusit nga një “plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha Chris Rozman, zëvendës shefi i përkohshëm i departamentit të policisë së kampusit. Rozman tha se ishte shumë herët për të ditur motivin dhe nëse burri kishte ndonjë lloj lidhjeje me universitetin. “Ka shumë gjëra që ne nuk i dimë në këtë pikë”, tha Rozman.

Shteti i Miçiganit ka rreth 50,000 studentë. Të gjitha aktivitetet e kampusit u anuluan për 48 orë, përfshirë sportet dhe orët mësimore. Të shtënat në shtetin e Michiganit janë të fundit në atë që është bërë një vit i ri vdekjeprurës në SHBA.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga të shtënat masive që në fillim të vitit 2023, më së shumti në Kaliforni, ku 11 persona u vranë teksa pritën Vitin e Ri Hënor në një sallë vallëzimi.

Show More

Related Articles

Back to top button