Kryeministri britanik, Boris Johnson është i tmerruar nga dënimet me vdekje të Aiden Aslin, Shaun Pinne dhe Brahim Saaudun.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kryeministrit britanik.
“Kryeministri ishte i tmerruar nga dënimi i këtyre njerëzve. Ai e ka ndjekur rastin nga afër dhe u ka kërkuar ministrave që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i ribashkuar me familjet e tyre sa më shpejt që të mundemi”, tha zëdhënësi, shruan Sky News
Ky i fundit tha se burrave u ishte ofruar mbrojtje sipas Konventës së Gjenevës si anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka folur me homologun e saj ukrainas dhe ka theksuar se dënimi me vdekje i dyshes ishte një shkelje e konventës së Gjenevës./21Media/