BotaLajme

Parlamenti Evropian ndalon veturat me naftë dhe benzinë nga viti 2035

Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalon shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035. Ky vendim synon që të përshpejtojë përdorimin e makinave elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ligji i ri do të kërkojë që nga viti 2025, kompanitë që prodhojnë makina të arrijnë që deri në 100 për qind të shkurtojnë emetimet e dyoksidit të karbonit për makinat e reja që do të shesin. Kjo do të parandalojë që të ketë makina të reja që funksionojnë me karburante fosile në 27 shtetet e bllokut evropian.

Ligji i miratuar po ashtu parasheh shkurtim prej 55 për qind të dioksidit të karbonit për makinat e reja nga viti 2023 në krahasim me nivelet e vitit 2021.

“Kostot e funksionimit të makinave elektrike veçse janë të ulëta se kostot e një automjeti që ka motor me djegie të brendshme”, tha Jan Huitema, negociatori kryesor i PE-së për këtë vendim. Ai tha se ky ligj do të mundësojë që makinat elektrike të jenë më të lira për konsumatorët.

Shtetet e BE-së ishin pajtuar për këtë marrëveshje tetorin e vitit të kaluar, por ligji duhet të marrë miratimin zyrtar në mënyrë që të hyjë në fuqi. Miratimi final pritet të ndodhë në mars.

Show More

Related Articles

Back to top button