“Dashuria justifikon shumë gjëra, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion”. Me këtë mesazh unifromat blu kanë këshilluar vozitësit e Gostivarit mos ulen në timon nën ndikim të alkoolit, me theks të veçantë sot në ditën e të dashuruarve. Fushata ndërgjegjësuese “Gëzuar festën e dashurisë dhe verës”, kaloi edhe me shpërndarjen e fletushkave me mesazhe urimi për festën dhe freskues për automjete. Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes në komunikacion dhe evitimi i fakeqësive që vijnë në shprehje kryesisht nga pakujdesia e faktorit njeri, theksuan Mernush Ferati dhe Gavrill Gavrillovski nga Njësia për Parandalim pranë SPB-Tetovë.
“Sot kemi festë dhe për këtë kemi edhe një fushatë në kuadër të ministrisë dhe besojmë të kaloni mirë. Të keni kujdes me pijet nëse konsumoni alkool dhe uroj të festoni ashtu siç duhet. Poashtu, të ju përmbaheni rregullave të trafikut që gjithçka të shojmë në mënyrë sa më të mirë, mos harroni që të mbaheni edhe rripin e sigurimit”, ishte këshilla e policit Mernush Ferati për një vozitës nga Gostivari.
“Realizojmë fushatë për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, në veçanti sot në ditën e të dashuruarve dhe verës. Këtu keni rekomandime që mos konsumoni alkool dhe sende tjera të cilat pengojnë për të pasur trafik rrugorë të sigurtë. Këtu ke edhe fletushka edukative dhe do bënit mirë nëse i lexoni. Si dhuratë keni edhe një freskues për automjetin tuaj”, ishte këshilla për një vozitës tjetër nga polici Gavrill Gavrillovski.
“Sot e kemi ditën e të dashuruarve dhe për këtë jemi duke ralizuar fushatë që ka për qëllim pjesëmarrësve në trafik të ju bëhet me dije që të festojnë në mënyrë sa më të mirë. Ju duhet t’i respektoni rregullat e trafikut dhe të kaloni mirtë”, këshilloi një tjetër vozitës Mernush Ferati, polic.
Ngritja e vetëdijes në komunikacion dhe kulturës së drejtuesve të mjeteve, këtyre të fundit u ka përlqyer që edhe në momentet më të gëzueshme të festave dhe në momentet tjera të përmbahen nga drejtimi i automjeteve të tyre nën ndikimin e alkoolit.
“Ka nevojë për ndryshime që nënkupton se çdo organizim shkon drejtë anës pozitive dhe në këtë formë ndjehemi më të sigurtë në komunikacion”, tha një vozitës nga Gostivari.
Aktivitet u zhvillua në bashkëpum të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Ministria e Punëve të Brendshme, Fakulteti i Sigurisë-Shkup dhe Njësitit për Parandalim pranë SPB-Tetovë. Ndryshe, gjatë vitit 2022 rreth 700 drejtues mjetesh në Pollog, 200 në Gostivar dhe 500 në Tetovë, janë dënuar për shkak të konstatimit se kanë drejtuar automjet nën efektin e alkoolit, ndërsa nga fillimi i këtij viti janë shqiptuar masa dhe gjoba për rreth 100 vozitës të këtij rajoni për po të njejtën gjë.