Skuadra e Chelseat do t’i dëgjojë të gjitha ofertat që do të vijnë për sulmuesin Timo Werner dhe anësorin Hakim Ziyech.
“Daily Telegraph” ka raportuar të premten se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel u ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk llogarit në këta dy lojtarë.
Për ta liruar Wernerin, ekipi londinez po kërkon rreth 40 milionë euro kurse për Ziyechin rreth 30 sosh.
Si Werner ashtu edhe Ziyech kanë kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe të dy u transferuan në “Stamford Bridge” në verën e vitit 2020
© KOHA.