LajmeMaqedoni

Maqedoni, për shpenzimet minimale në janar nevojiteshin 50.799 denarë

Një familje prej katër anëtarësh në muajin janar kishte nevojë për 50.799 denarë për shpenzime minimale mujore, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas të dhënave për shportën e konsumit sindikalist të publikuar sot, më së shumti para ose 19.206 denarë janë shpenzuar për ushqim dhe pije, ndërsa 13.313 denarë për shpenzime të përgjithshme. Për higjienë nevojiteshin minimalisht 3.097 denarë, për transport 3.668 denarë.

Enti Shtetëror për Statistikë njoftoi dje se inflacioni në janar ishte 17.1 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button