LajmeMaqedoni

Ambasadorja amerikane Agiler viziton BFI-në

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu priti në takim ambasadoren amerikanë në Shkup, Angela Ageler. Pas përfundimit të takimit ambasadorja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BFI-në e shohin si partner me të cilin ndajnë prioritete të përbashkëta. Ageler tha se ambasada amerikane në Shkup, por edhe Uashingtoni, përkushtohen për realizimin e prioriteteve që ndihmojnë vendin në rrugën drejt BE-së. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu tha se  ky institucion fetar është i pa luhatur nga rruga drejt Bashkimit Evropian.

“Kishim një diskutim të mrekullueshëm sot për prioritet për të cilat ndajmë të njëjtin interes ku përfshihet rëndësia për të vazhduar rolin e Maqedonisë së Veriut si lider në rajon dhe më gjerë në rëndësinë e ruajtjes së harmonisë në një shtet multietnik dhe kjo është shumë e rëndësishme. Diskutuam gjithashtu edhe rreth  prioriteteve të tjera që do të vazhdojnë të çojnë vendin përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe se si mund të punojmë bashkë në ato çështje përfshirë luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimin mes komuniteteve”, deklaroi Angela Ageler – ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

“Ne edhe njëherë dëshmuam këtu para ambasadores se jemi të pa luhatur në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian dhe rrjedhave Euroatlantike dhe ne si Bashkësi Fetare Islame aty ku e kemi hapësirën dhe kompetencat tona jemi të pa luhatur të japim kontributin tonë. 02:21 Por në të njëjtën kohë dëshmuam edhe njëherë se Bashkësia Fetare Islame në të gjitha objektet e saj, bën përpjekje maksimale në evitimin e të gjitha anomalive të cilat ekzistojnë në shoqëri dhe janë pengesë e madhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Shaqir Fetahu- kryetar i BFI-së. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button