LajmeMaqedoni

Kërcënim për bomba në 16 shkolla në Shkup dhe 4 në Prilep

MPB Maqedoni informon se sot deri në ora 14:40 në adresat elektronike të 16 shkollave në Shkup dhe 4 shkollave në Prilep është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese.

“Menjëherë pas denoncimeve, zyrtarët policor kanë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste dhe po merren masat për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ditëve të fundit sërish janë shpeshtuar kërcënimet me bomba nëpër shkolla, të cilat deri tani kanë rezultuar të rrejshme.

Show More

Related Articles

Back to top button