LajmeMaqedoni

Sholc: Shkupi t’i plotësojë kushtet

Kancelari gjerman Olaf Sholc, gjatë vizitës së tij në Shkup ka paralajmëruar se do të përpiqet që Maqedonia dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për anëtarësim më 23 qershor.

Sipas Sholcit, “hapi tjetër” duhet të ndodhë tashmë, dhe BE-ja duhet të përmbushë premtimin e saj. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, përsëriti se vendi ka bërë gjithçka për këtë dhe se nuk duhet të jetë më peng i pritjeve për një datë.

“Konferenca e parë Ndërqeveritare mund të fillojë menjëherë, kushtet janë plotësuar. Janë bërë shumë përpjekje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat tani dhe të mos zgjaten më tej. Ne do të punojmë për ta bërë këtë të mundur”, tha Olaf Sholc – Kancelar i Gjermanisë.

“Aktualisht varet, siç e shohim ne, vetëm nga një shtet anëtar i BE-së, që mban dy vende kandidate, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, si pengje në rrugën e integrimit”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Menjëherë pas vizitës së tij në Shkup, kancelari Sholc u nis për në Sofje. Ai theksoi se ka mundësi për përparim deri në fund të presidencës franceze. Nga ana tjetër, kryeministri bullgar Petkov, përsëriti tri kërkesat e Sofjes, pas së cilës kancelari gjerman tha se Maqedonia duhet t’i përmbushë kushtet.

Nga ana tjetër, kryeministri bullgar Petkov, përsëriti tri kërkesat e Sofjes, pas së cilës kancelari gjerman u pajtua, që Maqedonia t’i përmbushë ato.

“E para është të shikohen të gjitha mundësitë, përmes procesit evropian, për të garantuar hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, në mënyrë që të drejtat e bullgarëve atje të mbrohen. Njëkohësisht kemi një qëndrim Kornizë dhe Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë. Çdo zgjidhje e mundshme duhet ti përfshijë këto tre prioritete të Bullgarisë, dhe ne besojmë se BE mund të ofrojë mundësi potenciale të ketë garanci evropiane, që kjo të ndodhë”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

“Unë e mbështes faktin që Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kërkesat e përcaktuara dhe mendoj se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë mjaft të pjekura për të ecur në atë rrugë. Ekziston një kuptim i përbashkët se si po shkojnë gjërat dhe cili duhet të jetë rezultati, por problemi është se si të arrihet tek ky rezultat”, deklaroi Olaf Sholc – Kancelar i Gjermanisë.

Sholc theksoi se nuk është e lehtë të kapërcehen dallimet historike, por tha se duhet të ndërtohen marrëdhënie miqësore me fqinjët.

Show More

Related Articles

Back to top button