Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, pasi sipas tij shqiptarët mund ta ngrenë më shumë forcën e tyre ekonomike sepse në këtë projekt është edhe Shqipëria, por nga ana tjetër i jep të drejtë edhe Kosovës për mospjesëmarrjen.
“Kosova ka të drejtë në parim, unë si shqiptar i Maqedonisë dhe si politikan, sinqerisht, jo se jam pjesë e kësaj qeverie që e mbështet këtë projekt, jam pro projektit dhe kam argumentin i cili nuk është tepër filozofik dhe argumenti im është se në “Open Ballkan” shqiptarët e rrisin potencialin e vet kombëtar se është Shqipëria aty brenda dhe shumë më shumë kam shpresë se forca e tyre ekonomike mund të bëhet forcë e një populli disa milionësh”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së.