LajmeMaqedoni

Ministri Shaqiri porosit studentët të mos largohen nga vendi

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri gjatë ceremonisë së promovimit të absolventëve të Universitetit të Tetovës të vitit akademik 2021/2022, ka porositur studentët që të mos largohen nga vendi. Ai tha se tregu sot kërkon profesionistë që duan të mësojnë, andaj porositi të rinjtë që të provojnë të punojnë fillimisht në vend.

“Dhe për atë që në mendje kanë të provojnë fatin unë do të kisha dhënë një porosi – “Roma nuk është bërë brenda natës”. Jeta sot në Evropën Perëndimore është një standard tjetër, por jepni shansin në vendin tuaj së pari. Ju sigurojë po të mundoheni mjaftueshëm fuqishëm do t’ia dilni të gjithë. Dhe po ia dolët këtu, do të jeni ju më të lumtur, do të jenë prindërit dhe familja juaj më të lumtur”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button