Davide Frattesi ka mbetur te Sassuolo përkundër se kishte shumë oferta në verën e vitit 2022 dhe në afatin kalimtar të këtij viti.
Mesfushori italian ka qenë shumë pranë rikthimit te Roma, por në fund Giallorosët nuk arritën marrëveshje me Sassuolon.
Por tani mesfushori italian është bërë objektivi kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës
Sassuolo është gati ta lejoj largimin e yllit të tyre, por vetëm nëse vije një ofertë prej 30 milionë eurove, pasi 30 për qind të kartonit vazhdon ta mbajë Roma.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se në verë pritet një garë e fortë mes Juventusit dhe Romës për të nënshkruar me mesfushorin italian.
Gjithsesi Roma duket favorit për faktin se Frattesi ka dalë nga akademia e Giallorosëve dhe ëndërron rikthimin në Olimpico.
23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në Serie A ku ka shënuar edhe pesë gola.