Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Ankara bëri apel që Suedia dhe Finlanda “menjëherë” të integrohen në Aleancën Veriatlantike.
“Tani është koha që të ratifikohet pranimi i njëkohshëm i Finlandës dhe Suedisë si anëtare të NATO-s”, theksoi Stoltenbergu në një konferencë për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Tuqisë Mevlut Çavushogllu.
Ndërsa Çavuşoğlu theksoi se Turqia mund veç e veç t’i shqyrtojë kandidaturat finlandeze dhe suedeze.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pjesërisht e kundërshton kandidaturën e Suedisë, me arsyetimin se Stokholmi u ofron strehim anëtarëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK), të cilën Turqia, BE-ja dhe vende të tjera e konsiderojnë një grup terrorist.
Erdogani në fillim të shkurtit theksoi se Parlamenti turk mund ta ratifikojë hyrjen e Finlandës, por jo edhe të Suedisë.