Koreja e Veriut sot kërcënoi se do të ndërmarrë “përgjigje të paparë, të përhershme, të fuqishme” nëse Koreja e Veriut dhe SHBA-ja vazhdojnë me stërvitjet e planifikuara ushtarake, duke i akuzuar aleatët për rritje të tensioneve në rajon.
Në deklaratën e transmetuar nga mediumi shtetëror KCNA, Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së veriut thekson se do të shqyrtojë aksion ushtarak shtesë nëse Këshilli i Sigurimit të KB-së nën ndikim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të ushtrojë presion ndaj Phenianit.
Deklarata erdhi derisa Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po përgatiten për stërvitje ushtarake vjetore si pjesë e përpjekjeve për kundërshtim më të mirë të kërcënimeve bërthamore dhe raketore në rritje të Koresë së Veriut.
Ministria e Mbrojtjes në Seul sot kumtoi se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të mbajnë stërvitje simuluese në uashington javln e ardhshme dhe stërvitje të rregullta pranverore të quajtura “Mburoja e lirisë”, muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.
Në dokumentin e ri mbrojtës Koreja e Jugut e quajti fqinjin verior “armik”, term që e përdori për herë të parë pas gjashtë viteve, duke sinjalizuar ashpërsim të ri të marrëdhënieve të Phenianit.