GostivarLajme

Çajlë, fillon me punë burektorja “Saç”

 Fshatit Çajlë i shtohet edhe një vend familjar me ushqim tradicional. Bëhet fjalë për burektoren “Saç”, e cila klientët e parë ka pritur sot pas namazit të së premtes. Ajo ndodhet afër hyrjes së fshatit Çajlë. Në hapjen solemne, mysafirët e ardhur për të nderuar familjen Ajdari, vlerësuan lartë recetën speciale të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal për klientin. Aty bureku i gatuar në saç vjen nga mjeshtër me përvojë 30 vjeçare nga ku ky ushqim e ka zanafillën, nga Bosnje dhe Hercegovinë. Pronari Sebajdin Ajdari bënë të ditur se do të punojnë edhe me porosi.

 “Që para pesë vitesh kemi pasur dëshirë, pasi fshati Çajlë kishte nevojë për një burektore. Fshati ka piceri, qebatore, tani kishte nevojë për një burektore, të paktën kështu kemi menduar ne. Bureku është me saç, e kemi recetë nga miku ynë i cili punon në Sarajevë shumë vite dhe ka përvojë shumë të mirë. Ai ishte mbase edhe shtytës që ne ta hapim këtë biznes dhe shpresojmë cilësia të jetë në nivel gjithmonë”, deklaron Sebajdin Ajdari, pronar.

Çajla tanimë vërtetë është evropiane me kushte që ka krijuar dhe ky nuk është një fshat por një paralagje e Gostivarit. Kështu vlerëson kryetari i Bashkësisë Lokale të Çajlës, Sinan Elezi, i cili ka uruar familjen Ajdari për investimin e tyre.

 “Çajla i ka plotësuar të gjitha kushtet si në Evropë. Nuk i them më fshat pasi është një lagje e Gostivarit dhe jep një shembull në rrethinën e Gostivarit me kushtet që ka krijuar. Ne kemi kuzhinë, piceri, qebaptore, sallon dasmash, tash na mungonte dhe një burektore. Përvoja vjen me shumë vite nga Sarajeva nga burektorja e atjeshme me po të njejtin emër ‘Saç’. Tanimë çajlasit nuk kanë nevojë të shkojnë deri në qytet sidomos kur në vendlindje i kemi edhe gurbetqarët, pasi i kemi përmbushur të gjitha kushtet”, deklaroi kryetari i Bashkësisë Lokale të Çajlës, Sinan Elezi.

Bureku te burektorja “Saç” përgatiten në mënyrë speciale në qymyrë me saç dhe e njejta do të punojë çdo ditë të javës.

Show More

Related Articles

Back to top button