LajmeMaqedoni

Kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me një delegacion qeveritar, do të marrë pjesë në konferencën e sivjetme të Mynihut, e cila mbahet nga 17 deri në 19 shkurt, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të kësaj konference, Kovaçevski do të realizojë takime me liderë dhe përfaqësues të lartë shtetëror dhe organizata ndërkombëtare, ndërsa do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësiae procesit eurointegrues në kushte të trazirave politike.

Në fokus të Konferencës së Mynihut për siguri, këtë vit do të jetë ristrukturimi botëror, i shkaktuar para së gjithash nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në mesin e çështjeve që do të jenë në fokus të diskutimeve në Mynih është – si duket bota një vit pas fillimit të invazionit, a është lufta pararojë e një bote më të dhunshme ku mbizotëron mosndëshkueshmëria apo lufta mund të jetë katalizatorë për kthimin botëror të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Show More

Related Articles

Back to top button