BotaLajme

Tre persona, përfshirë një fëmijë nxirren të gjallë pas 296 orësh nga rrënojat, numri i të vdekurve shkon mbi 45 mijë ndërsa shifrat pritet të rriten

Tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u nxorrën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese 296 orë pas tërmetit. Pamjet televizive tregojnë momentin kur tre personat po dërgoheshin në ambulancë.

Ndërkohë, më shumë se 45,000 njerëz kanë vdekur në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, dhe numri pritet të rritet pasi rreth 264,000 apartamente në Turqi janë shkatërruar dhe shumë janë ende të zhdukur në fatkeqësinë më të rëndë moderne të vendit.

Numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 39,672, ndërsa Siria fqinje në më shumë se 5,800 viktima.

Show More

Related Articles

Back to top button