Kryediplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Mynihut.
Sipas Borrell ata kanë diskutuar për nevojën për të avansuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrelli në Twitter.