Nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, në “10 minuta” në TV21 e ka komentuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për faljen e ish-presidentit Gjorgje Ivanov.
“Sundimi i ligjit fitoi sepse sundimi i ligjit është një nga kushtet për raportet pozitive që duhet të marrim nga Komisioni Evropian”, tha Llukarevska.
Llukarevska, iu përgjigj deklaratave se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për postin e drejtorit në DAP.
“Ambiciozë ka pasur dhe do të ketë, por ka pasur dhe do të ketë spekulime”, thotë Lukarevska.
Ajo sqaroi se kishin një ekip të shkëlqyer negociator dhe i gjithë procesi i negociatave shkoi pa probleme.