Angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e shoqërive demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Mynih mes kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferenca së 59-të të Sigurisë në Mynih.
Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së, përcjell Klan Macedonia.
Në takim, siç thonë nga qeveria, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe nismat aktuale rajonale.
“Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën ratifikimin e Marrëveshjeve të dala nga Ballkani i Hapur, me të cilat më në fund bëhet realitet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë mund të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikimet dhe pritjet, pa kosto administrative”, njoftojnë nga Qeveria.