BotaLajme

Macron për luftën në Ukrainë: Dialogu nuk është i mundur në këtë moment

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë unitet dhe të beje thirrje për dialog sa herë që është e mundur, por se bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë aktualisht nuk janë të mundura.

Në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ai theksoi se situata në shtetin ukrainas është shumë serioze dhe se zgjidhja afatshkurtër është të mos lejohet të fitojë Rusia.

Macron vuri në dukje se nuk duhet harruar se po zhvillohen luftëra të tjera, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit, por se Ukraina është ende në qendër të diskutimit të sotëm.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka të bëjë me të gjithë botën dhe nuk është vetëm një “çështje evropiane”.

I pari i shtetit francez vuri në dukje se gjeografikisht Rusia do të jetë gjithmonë pjesë e Evropës dhe se nuk do të ketë paqe të plotë derisa “çështja ruse” të zgjidhet në një mënyrë të arsyeshme.

Ai beson se Ukrainës duhet t’i sigurohen kushte për negociatat me Rusinë “me kushte të pranueshme, të cilat do të përcaktohen nga Kievi”./Albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button