BotaLajme

Pheniani lëshon raketa ndërsa Uashingtoni dhe Seuli përgatiten për stërvitje ushtarake

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të gjatë veprimi nga kryeqyteti i saj në drejtim të detit, pranë ujërave të Japonisë.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Pheniani kërcënoi se do të merrte masa të forta kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me stërvitjet ushtarake të përbashkëta që planifikojnë të mbajnë dy vendet.

Koreja e Jugut njoftoi këtë javë një seri stërvitjesh ushtarake me Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të forcojnë përgjigjen e tyre ndaj kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.

Japonia bëri të ditur se nuk është raportuar asnjë dëmtim nga raketa e lëshuar të shtunën. Lëshimi i saj është pjesë e një numri rekord provash me raketa të Phenianit, si përgjigje ndaj atyre që Koreja e Veriut i sheh si kërcënime ndaj udhëheqjes së vendit.

Stërvitjet mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, që pritet të mbahen në mes të muajit mars do të reflektojnë kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut si dhe mësimet e nxjerra nga agresioni rus në Ukrainë.

Show More

Related Articles

Back to top button