Me debatin për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti , Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 104-të.
Debati për këtë pikë filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë.
Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi si dhe të shkarkohen zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit .
Pas kësaj duhet ët votohet për emërimin e Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informatike, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë , Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor dhe të Zëvëndës ministrave Tiron Jajaga në Ministrinë e Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska – Madiq në atë të Drejtësisë, Maja Manovleva – Shëndetësi, Vjollca Berisha – Bujqësi dhe Agim Nuhiu si zv ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.