BotaLajme

Pakistan, autobusi bie nga autostrada duke lënë 14 pasagjerë të vrarë, 63 të plagosur

Autobusi besohet se transportonte dasmorë nga kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad drejt Lahore kur pësoi aksidentin e rëndë, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Policia tha se ka evakuar të bllokuarit por tha se numri viktimave mund të rritet prej përplasjes së rëndë.

Autobusi i pasagjerëve kishte rënë nga ura e autostradës dhe ishte përmbysur pranë qytezës së Kallar Kahar në provincën Punxhab, tha kreu i policisë Quratulain Malik, duke shtuar se të vrarët e të plagosurit ishin dërguar në spital.

Kryeministri Shahbaz Sharif shprehi dhimbjen e tij për humbjet e jetëve dhe urdhëroi autoritetet të japin të gjithë ndihmën e mundshme mjekësore për të mbijetuarit.

Edhe muajin e kaluar një aksident i rëndë autobusi ndodhi në Pakistan, ku pas përplasjes mjeti ra nga ura duke vrarë 40 njerëz në zonën jugore të Lasbela.

Show More

Related Articles

Back to top button