LajmeMaqedoni

Klubi i Deputetëve në RMV: Dënojmë gjuhën e urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore

Klubi i Deputetëve në RMV ka reaguar në lidhje me deklaratat e gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas në një emision, ku tregoi se si në moshën 15-vjeçare së bashku me disa miq kishin abuzuar me një moshatare të tyre.

Nga Klubi i Deputetëve e dënojnë këtë gjuhë, duke shtuar se deputetët do të iniciojnë diskutim publik në Kuvend për të ofruar zgjidhje për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

“Klubi i Deputeteve dënon ashpër të gjitha format e gjuhës së urrejtjes, diskriminimin gjinor, seksizmin, antisemitizmin, nënçmimin dhe format e tjera të dhunës që janë më të përhapura në hapësirën e internetit së fundmi”.

“Prandaj deputetet do të iniciojnë diskutim publik në Kuvend për të ofruar zgjidhje për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht në hapësirën publike, dhe në këtë mënyrë për të nxitur përgjegjësi më të madhe shoqërore të kreatorëve të mendimit publik”.

 “Në atë drejtim, jemi të gatshëm të iniciojmë edhe zgjidhje ligjore për rregullimin e hapësirës së internetit, në mënyrë që të mos kufizohet liria e fjalës, por të ngrihet niveli i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë shoqërore”, thuhet në reagimin e Klubit të Deputetëve./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button