BotaLajme

Kina: Lufta në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit

Kina ka shprehur shqetësimin se konflikti në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit. Paralajmërimi vjen nga ministri i Jashtëm kinez Qin Gang, i cili u bëri thirrje disa vendeve që menjëherë të ndalojnë së furnizuari me armë.

Mesazhi ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka qenë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një forum në Ministrinë e Punëve të Jashtme kineze, ai tha gjithashtu se duhet të ndalojnë së krahasuari Ukrainën me Tajvanin pasi në këtë mënyrë nxisin konflikte.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo formë ndërhyrjeje të jashtme në punët e Kinës”, tha ministri i jashtëm kinez. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button