LajmeMaqedoni

Maqedoni, 30 ditë paraburgim për shoferin që tentoi të kontrabandojë drogë në gomën rezervë të makinës

Prokuroria njofton se gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj personit nga Negorci, i cili gjatë ditës së djeshme u kap në pikën kufitare “Bogorodicë” me drogë.

Nga Prokuroria thonë se droga ka qenë e shpërndarë në 5 pako, në gomën rezervë të veturës “Audi”.

“Më 17 shkurt, i dyshuari ka transportuar në mënyrë të paligjshme, për shitje, lëndë narkotike – marihuanë, nga Nagorci në Republikën e Greqisë. Droga ishte e paketuar në pesë pako me peshë totale 5066,9 gram, e fshehur në bagazh, në gomën rezervë të veture Audi me targa të Gjevgjelisë. Doganierët e kanë gjetur marihuanën gjatë kontrollit në pikën kufitare ‘Bogorodicë’”, thonë nga Prokuroria.

Show More

Related Articles

Back to top button