BotaLajme

Tërmeti godet Rumaninë, lëkundjet ndihen dhe në Serbi

Nuk gjen qetësi toka në Rumani. Pas tërmeteve të fortë gjatë javës së kaluar vendi u godit mëngjesin e kësaj të mërkure nga një tërmet tjetër me magnitudë të vogël se ai i të premtes

Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.0 ballësh të shkallës së Rihterit.

Sipas mediave vendase epiqendra e tërmetit ishte 6 km larg qytetit Roncu, në kufi me Serbinë.

Lëkundjet zgjatën disa sekonda dhe shkaktuan frikë te baonorët të cilët e shprehën shqetësimin e tyrre në faqen e internetit të EMSC.

Bëhet me dije se lëkundje të lehta u ndien gjithashtu dhe në Serbi.

Kujtojmë se rumania është goditur së fundmi nga tërmete të shpeshta, ku më i madhi ishte ai me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter.

Show More

Related Articles

Back to top button