Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të udhëtojë sot për në Strasburg për të prezantuar programin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë para Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës.
MPJ paralajmëroi se Osmani do të ketë takim edhe me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, me të cilën do të diskutojë për punën e përbashkët të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në drejtim të vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë bazuar në demokraci, sundimin e të drejtës dhe respektin për të drejtat e njeriut në Evropë.
“Gjithashtu, Osmani do të trajtojë edhe prioritetet kryesore të kryesimit së Maqedonisë së Veriut, me theks në agresionin ushtarak të Ukrainës, ndërtimin e besimit dhe pajtimit, antikorrupsionin, si dhe rolin e të rinjve”, kumtoi MPJ.