32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep janë evakuuar me sinjalizime për bomba, të cilat kanë mbërritur në emailet e tyre, konfirmon MPB. Siç informojnë, pas kërcënimit me mjet shpërthyes, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt. Drejtorët e shkollave me të cilët Meta ka biseduar, thonë se për të mos humbur mësimet, nxënësit vazhdojnë të ndjekin mësimet online nga shtëpia, transmeton Portalb.mk.
“Po vijojnë kontrollet antiterroriste, po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.
Mitko Dimovski, drejtor i gjimnazit “Orce Nikollov”, thotë se tre ditë me radhë në të njëjtën kohë ka njoftim me përmbajtje kërcënuese.
“Përmbajtja e mesazhit është gjithmonë ndryshe, këtë herë thotë se do të ketë viktima. Kemi bërë ndryshim në turn, tani nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt janë pasdite, sepse deri vonë raportimet bëhen vetëm në turn. Morëm një vendim në këshillin e mësuesve, pasi morëm denoncimin për një bombë, që nxënësit dhe profesorët të shkonin në shtëpi dhe brenda dy orëve të kyçen online dhe të vazhdojnë mësimin, që të mos humbasin”, tha drejtori Dimovski për Meta.mk.
Kjo praktikë është vendosur në shkollë që nxënësve të mos iu ndërpritet procesi mësimor, por të vazhdojnë.
Edhe kolegu i tij nga shkolla “Nikolla Karev” Andrej Manolev, thotë se në gjimnaz zbatohet e njëjta mënyrë e mësimdhënies dhe se del të jetë një praktikë e mirë.
“Që të mos presin jashtë dhe të mos ketë probleme shtesë, vendosëm që nxënësit dhe mësuesit të shkojnë në shtëpi dhe të vazhdojnë mësimet online. Kështu, mësimi zhvillohet rregullisht. Kemi ndryshuar edhe turnet, tani nuk marrim denoncime vetëm në vitin e katërt, por kemi raporte edhe gjatë vitit të tretë kur janë me turn”, thotë Manolev.
Sot u alarmua për bomba në të 11 shkollat në territorin e komunës së Gazi Babës. Kryetari Boban Stefkovski informoi se drejtorët menjëherë kanë zbatuar protokollet për evakuimin e nxënësve dhe të gjithë nxënësit aktualisht ndodhen jashtë objekteve shkollore dhe janë të sigurt.
Dje në mëngjes për herë të parë raportim për bomba të vendosura i është dërguar presidentit Stevo Pendarovski, Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe TV Kanal 5″ dhe “360 gradë”.
Nga 26 tetori i vitit të kaluar e në vazhdim shkollat kanë marrë kërcënime me bomba. Shkollat e mesme ishin të parat që u goditën, më pas filluan të merrnin email edhe shkollat fillore dhe më pas qendrat tregtare, ndërtesat e banimit dhe hotelet. Të gjitha raportimet u vërtetuan se ishin të rreme. Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të