LajmeRajon

Meta thirret në SPAK; kreu i PL në dosjet e “CEZ-DIA”, vjedhjes së floririt dhe lobimit në SHBA

Ish-presidenti Ilir Meta, aktuaisht drejtues i Partisë së Lirisë, është thirrur të dëshmojë në prokurorinë e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

Para hyrjes në SPAK, Meta tha se po shkonte me kënaqësi për të folur me prokurorët.

ILIR META/KRYETAR I PL 

“Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit,” deklaroi Meta.

Nuk dihet ende se për cfarë po merret në pyetje Meta, por burimet bëjnë të ditur se një nga cështjet për të cilat ai ka qenë I paditur është afera CEZ-DIA.

Kjo cështje është rihapur dhe dy prokurorë po hetojnë vjedhjen e parave publike, bazuar në dëshminë e Kastriot Ismailajt, I dënuar me burg për këtë cështje.

Një tjetër dosje për të cilën Meta po verifikohet nga SPAK është ajo e lobimit.

Bëhet fjalë për shpenzimin e 690 mijë dollarëve në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, e që sipas ish-deputetit Halit Valteri, I cili bëri kallzimin ne SPAK, nuk janë deklaruar sipas ligjit.

Prokurorët po verifikojnë kontratat e lidhura në vitin 2017 nga Lëvizja Socialiste për integrim ndërsa dyshomet janë për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.

Por Meta është në dosjet e prokurorisë së posacme edhe për një cështje tjeterqë lidhet me vjedhjen e 280 kilogrameve florir në tunelet e Krrabës. Hetimi është hapur me urdhër të gjykatës pak muaj më parë.

Show More

Related Articles

Back to top button