LajmeMaqedoni

Ministrja e Mbrojtjes Petrovska për vizitë në Ukrainë, do të takohet me përfaqësues të autoriteteve ukrainase

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska mbërriti sot në mëngjes për vizitë në Ukrainë, në shenjë mbështetjeje për udhëheqjen e Ukrainës dhe qytetarët ukrainas në luftën për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të ruajtur sovranitetin e tyre, transmeton Portalb.mk.

Petrovska në Ukrainë gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kievit zyrtar do të përcjellë qëndrimin që ka pasur Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit rus – Maqedonia e Veriut mbështet plotësisht sovranitetin ukrainas brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbështet të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje. Veprimet ushtarake, shkatërrimi dhe vuajtja e popullit ukrainas duhet të ndalen menjëherë.

Në Ukrainë, ministrja Petrovska do të njihet personalisht me pasojat e shkatërrimeve dhe rrënimeve të shkaktuara nga agresioni rus dhe për situatën në terren do të informohet nga afër nga përfaqësuesit e Kievit zyrtar.

Vizita të tilla në Ukrainë kanë realizuat edhe ministri Bujar Osmani, si dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, ku është shprehur mbështetje për Qeverinë e Ukrainës dhe për përpjekjet për rivendosjen e paqes dhe stabilizimin e rajonit.

Në të gjitha vizitat, përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë, duke shprehur gatishmëri për bashkim të synimeve për rindërtimin e Ukrainës, pas përfundimit të kësaj lufte.

Show More

Related Articles

Back to top button