BotaLajme

Shteti i NATO-s: Po hetohet “anija spiune” ruse, u zbulua në Detin e Veriut

Belgjika ka thënë se po heton një “anije spiune” ruse të zbuluar në Detin e Veriut rreth mesit të nëntorit të vitit të kaluar.

Anija u zbulua në Detin e Veriut belg rreth mesit të nëntorit të vitit të kaluar, tha Vincent Van Quickenborne, ministri belg i Drejtësisë dhe Detit të Veriut, në një deklaratë me titull “Anija spiune ruse në brigjet tona në nëntor”.

Ndërsa prania e anijeve ruse në Detin e Veriut nuk është e ndaluar, Belgjika tha se po monitoronte nga afër situatën, në kontekstin e luftës në Ukrainë.

 “Nuk i dimë saktësisht motivet e kësaj anijeje ruse, por të mos jemi naivë. Sidomos nëse sillet në mënyrë të dyshimtë pranë fermave tona me erë, kabllove nënujore të gazit dhe të dhënave dhe infrastrukturës tjetër kritike

Një anije ruse u zbulua në një fermë me erë në det të hapur në Detin e Veriut teksa po përpiqej të hartonte infrastrukturën energjetike”, tha kreu i MIVD, gjenerali Jan Swillens në një konferencë shtypi të hënën.

Show More

Related Articles

Back to top button