LajmeMaqedoni

Kryetari Thaçi priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Shkup

Sot në selinë e partisë, kryetari z.Menduh Thaçi priti në takim Shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, z. Otto Graf.

Në takim përpos çështjeve aktuale politike në vend, kryetari Thaçi potencoi angazhimin e vazhdueshëm të PDSh-së për ndryshimet kushtetuese dhe debllokimin e proceseve integruese të vendit, duke vënë në pah se procesi integrues bashkë me shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të vendit është edhe përcaktim parësor i Partisë Demokratike Shqiptare.

Show More

Related Articles

Back to top button