Ka përfunduar protesta e opozitës para Parlamentit. Në një deklaratë për mediat para selisë blu Berisha tha: Vazhdon revolucioni i pamposhtur, i pamposhtur. Sot beteja u zhvillua në sallë nga deputetët tanë. Denoncuan shkelmimin e kushtetutës me urdhër të krimb-ministrit. Kushtetuta po shkelmohet nga banditët. Po na pengojnë të drejtën për komision hetimor.
Më tej Berisha tha se protestat do të vazhdojnë deri në largimin përfundimtar të kryeministrit Rama.