BotaLajme

1 vjetori i pushtimit/Putin: Forcat bërthamore të Rusisë do arrijnë 100% të kapacitetit

Nesër është përvjetori i parë i pushtimit rus të Ukrainës.

Putini ka vendosur të shënojë festën ushtarake të vendit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Vladimir Putin ka thënë se  Rusia po planifikon të rrisë potencialin e saj bërthamor.

Në një fjalim video, presidenti rus tha se vendi do të vazhdojë të forcojë treshen e tij bërthamore, duke shtuar se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat, një armë e aftë për të mbajtur koka të shumta bërthamore do të vendosen këtë vit.

Kjo vjen pasi Moska njoftoi se do të pezullonte një traktat bërthamor me SHBA-në.

Putin foli sot në festën publike të Mbrojtësit të Atdheut./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button