LajmeMaqedoni

RMV, 31 milionë dollarë shtesë nga SHBA-ja për pajisje dhe modernizim të ushtrisë

Me një mbështetje të re financiare prej 31 milionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin procesin e modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve më të larta të Aleancës, kështu njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Ministria njoftoi se kjo paketë financiare pason mbështetjen e vitit të kaluar për modernizimin dhe pajisjet me vlerë 106 milionë dollarë.

“Nga fillimi i bashkëpunimit në mbrojtje e deri në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur zhvillimin e mbrojtjes dhe ushtrisë me 160 milionë dollarë, ndërsa vetëm në vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka marrë 137 milionë dollarë shtesë nga Amerika”, njoftoi Ministria.

Kujtojmë që SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut në qershor 2022 zhvilluan dialogun e parë strategjik, në të cilin u konfirmua mbështetje financiare shtesë nga SHBA-ja për modernizimin e ushtrisë maqedonase. Të dyja vendet u angazhuan për një bashkëpunim më të madh në mbrojtje dhe intensifikimin e stërvitjeve dhe trajnimeve  të përbashkëta.

Show More

Related Articles

Back to top button