Dje (23shkurt) rreth orës 18:00, në Vrapçishtë të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 68-vjeçarin B.S. nga Gostivari.
Siç njofton policia, i njëjti njëzet minuta më herët është denoncuar nga 49-vjeçari M.A. nga Vrapçishti se në oborr para shtëpisë së tij familjare për shkak të keqkuptimeve të tyre familjare, e kishte kanosur me pistoletë.
“Sipas raportimit M.A. i kishte rezistuar dhe e kishte mundur, me ç’rast B.S. ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime. B.S. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.