Google ka prezantuar Google Pixel 6a
Google ka prezantuar Google Pixel 6a, një opsion që vlerësohet si “më i përballueshmi” në linjën Pixel 6.
Sipas të dhënave, Pixel 6a përmban një ekran OLED më të vogël 6,1 inç, rezolucion 2400×1080.
Ekrani është vetëm 60Hz krahasuar me 90Hz në Pixel 6 dhe 120Hz në Pixel 6 Pro.
Dizajni i telefonit është shumë i ngjashëm me dy telefonat e tjerë Pixel 6 dhe gjithashtu ka një kornizë alumini.
Megjithatë, xhami i përparmë është reduktuar nga Gorilla Glass Victus në Gorilla Glass 3 dhe pjesa e pasme e telefonit tani është bërë prej plastike.
Brenda, Pixel 6a funksionon në të njëjtin Google Tensor SoC si dy telefonat e tjerë Pixel 6, së bashku me çipin e sigurisë Titan M2.
Gjithashtu ka 6 GB memorie LPDDR5 dhe 128 GB memorie UFS 3.1.
Pjesa e pasme e telefonit përmban një kamerë të re kryesore 12.2MP f1.7 me stabilizim optik të imazhit.
Kamera ultra e gjerë është e njëjta 12MP f2.2 që gjendet në dy telefonat e tjerë Pixel 6 ndërsa në pjesën e përparme është një kamerë 8MP f2.0, e njëjtë me atë në Pixel 6 më të vogël.
Karakteristika të tjera përfshijnë lidhjen 5G si dhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjve në ekran. /Telegrafi/