LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është destinacion i favorshëm për investime, investimi më i madh që nga hapja e zonave

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, sot morën pjesë në fillimin e ndërtimit të fabrikës së dytë të gjigantit farmaceutik gjerman “Gereshajmer” në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale-2. Shkup.

Në ngjarje morën pjesë edhe Oliver Burgel, nënkryetar i Gereshajmer, si dhe Oto Graf, i ushtrues i përkohshëm i punëve në Ambasadën Gjermane.

Në fabrikën e re të “Gereshajmer” me teknologji të avancuar, do të prodhohen produkte të specializuara nga qelqi mjekësor, shiringa për vaksina dhe produkte farmaceutike për nevojat e kompanive farmaceutike të njohura botërore.

Bëhet fjalë për një investim prej mbi 126 milionë eurosh, që paraqet një shumë rekord investimi që nga krijimi i ZZHTI-ve.

Është planifikuar hapja e mbi 180 vendeve të reja të punës, me një pagë mesatare shumë më të lartë mbi mesataren shtetërore.

Kryeministri Kovaçevski ishte në një vizitë në fabrikën e parë të “Gereshajmer”, ku iu prezantua procesi bashkëkohor i prodhimit të plastikës mjekësore në fabrika, projekt që koncerni gjerman e filloi në Maqedoninë e Veriut katër vjet më parë.

Investimi fillestar prej 25 milionë euro tashmë është rritur në mbi 60 milionë euro.

“Edhe përballë krizës më të madhe energjetike në botë, Qeveria inkurajon investitorët që të investojnë fondet e tyre dhe të krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë maqedonase, duke krijuar kushte të favorshme për punonjësit tanë dhe stafin tonë, që të ndihen të vlerësuar me lartësinë e pagave dhe kushtet të punës, megjithatë edhe me mundësinë për të avancuar në karrierën e tyre përmes trajnimeve shtesë.
Synimi ynë është që qytetarët të qëndrojnë në vend për të punuar në kushte bashkëkohore dhe për të pasur një standard më të mirë jetese.

Investimet e kompanive shumë të zhvilluara teknologjikisht janë një tjetër konfirmim se vendi ynë është i favorshëm për investime, ashtu si vendet e tjera të Evropës dhe botës.

Maqedonia e Veriut është një destinacion i sigurt dhe solid për investime, stafi ynë njerëzor ofron cilësi dhe njohuri, të cilat janë dëshmuar se vlerësohen nga partnerët dhe investitorët rajonal dhe global.

Kjo është arsyeja pse ne ndihmojmë të gjithë investitorët që vendosin të investojnë me ne, përmes përjashtimeve nga taksat, mbështetjes së punës dhe një sërë masash që lehtësojnë mjedisin e biznesit për investitorët potencial.

Analizat fillestare tregojnë se për çdo 1 denar të investuar nga shteti, kompanitë kthenin 4 denarë në buxhet.

Nuk ishte kështu deri para 6 vitesh, do të thotë se kemi investime që sjellin vlerë më të madhe të shtuar si për shtetin, ashtu edhe për qytetarët.

Prandaj nuk na habit fakti që në kohën e krizës më të madhe energjetike kemi pasur vitin më të mirë deri më tani që nga ekzistenca e ZZHTI-së dhe ky është vërtet një sukses i madh.

Vitin e kaluar, 2022, e mbyllëm me 2300 vende të reja pune dhe mbi 430 milionë euro investime të reja dhe vitin e mbyllëm me eksporte rekord prej 3.7 miliardë euro.

Në tetor të vitit të kaluar, ne tejkaluam edhe kufirin më të lartë të eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i mëparshëm i arritur në vitin 2021.
Gjithsej 16.400 bashkëqytetarë tanë punojnë në kompani në zonat industriale në mbarë vendin”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë vizitës në fabrikën Gereshajmer.

Drejtori i ZZHTI, Despotovski foli për rëndësinë e këtij investimi më të madh të vetëm.

“Investimi më i madh në histori individualisht, në historinë e ZZHTI-së, por edhe investimi më i madh në Greenfield që nga pavarësia e shtetit.

Bashkë me zgjerimin e këtij kapaciteti që vizituam sot, në të cilin tashmë po punojmë dhe me atë që shohim këtu, dy fazat e kompanisë arrijnë në një investim pak më pak se 200 milionë euro, ndaj po flasim për investimin më të madh të Greenfield në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Është një hap serioz para”, tha Despotovski, duke shpresuar se në periudhën e ardhshme ky investim do të dyfishohet.

“Bashqytetarët tanë që janë të angazhuar në këtë kapacitet, punojnë jo vetëm për kompaninë, por edhe për njerëz të shumtë në mbarë botën.

Me të vërtetë, në hartën e investimeve është vetëm një pikë ku është e pranishme kjo kompani, e cila tregon se pavarësisht se ne jemi ende një pikë e vogël në atë hartë globale, ne mund të japim një kontribut serioz në ato sfida globale”, theksoi Despotovski, duke shtuar se Qeveria, ministra, deputetë punojnë për të mirën e qytetarëve.

Nënkryetari i “Geresheimer”, Oliver Burgel, theksoi se përveç përvojës së mirë në punë, një nxitje shtesë për zgjerimin e investimit është edhe mbështetja dhe kushtet që kanë marrë nga shteti si investitorë.

“Ne po shohim një zhvillim të rëndësishëm që ka rezultuar në nevojën për të zgjeruar prodhimin tonë për të mbështetur mundësitë në rritje.”

Kyçe për marrjen e vendimit për zgjerimin e investimit në Maqedoninë e Veriut ishte përvoja e mirë që patëm me investimin tonë të parë, kushtet e punës në vend, gjendja e infrastrukturës, transparenca e shpenzimeve, disponueshmëria e stafit të kualifikuar dhe mbështetja nga kompetentët.

Kjo na inkurajoi ta zgjerojmë investimin pikërisht këtu, në Maqedoninë e Veriut, pranë fabrikës ekzistuese, e cila sapo ka filluar në vitin 2019, e cila prodhon prodhim primar të plastikës për industrinë farmaceutike”, theksoi Burgel.
Ai shtoi se rritja e tyre është për shkak të fokusit të Gereshajmer në plotësimin e shijes së klientit dhe përsosmërinë në ekzekutim, e cila është pjesë e strategjisë së tyre të korporatës të iniciuar nga drejtori Dietmar Simsen.

E gjithë kjo, sipas Burgel, çon në pozicionimin e “Gereshajmer” si një partner i besueshëm në industrinë shëndetësore dhe farmaceutike.

Oto Graf, i ushtrues i përkohshëm i punëve në Ambasadën Gjermane, në fjalimin e tij u fokusua në rëndësinë e këtij investimi në bashkëpunimin dypalësh.

Ai theksoi:

“Sot është një ditë e lumtur për Maqedoninë e Veriut dhe Gjermaninë. “Gereshajmer” investon në kapacitete të reja prodhuese.

Kjo është për shkak të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, prandaj edhe investime të shumta gjermane po bëhen në Maqedoninë e Veriut”.

Show More

Related Articles

Back to top button