GostivarLajme

Mbahen garat komunale në kimi për shkollat fillore të Gostivarit

Lidhja e Kimistëve dhe Teknologëve të Maqedonisë në bashkëpunim me shkollën fillore “Ismail Qemali” kanë organizuar gara komunale në Kimi për shkollat fillore në Komunën e Gostivarit. Në garë merrnin pjesë 35 nxënës filloristë nga klasat e teta dhe të nënta. Shpresa Useini, dretoreshë e shkollës nikoqire, “Ismail Qemali”, bëri të ditur se nxënësit fitues pastaj do të marrin pjesë në garat rajonale dhe ato shtetërore të cilat mbahen në mars, gjegjësisht në muajin maj.

“Garat të cilat janë në nivel komunal, mbahen në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ me kërkesë të kolegëve të komisë dhe fizikës. Ata kanë bërë kërkesë deri te shoqata që të lejohen këto gara sivjet të mbahen te shkolla jonë. Kemi 33 nxënës të ‘Ismail Qemalit’, nxënës të klasave të teta dhe të nënta që janë paraqit të garojnë. Dy nxënës kemi nga shkolla fillore ‘Goce Dellçev’ që janë prezent me mësimdhënësen e tyre. Shpresojmë që gara të kalojë në mënyrën më të mirë dhe suksese atyre që do fitojnë. Ata që do fitojnë tre vendet e para, shkojnë më tej në garat rajonale dhe pastaj i presin ato republikane”, deklaron Shpresa Useini, drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemali”.

Kjo shkollë ka gati një dekadë që organizon gara në Kimi, thotë Azera Asani mësimdhënëse e kësaj lënde, e cila shton se edhe sivjet me kapacitetin që tregojnë nxënësit, nuk do të mungojë seksesi sikurse vitin e kalkuar kur pikërisht nxënës i shkollës fillore “ismail Qemali” arriti të fitojë vendin e parë në garat shtetërore në kimi.

“Gati tetë-nëntë vite shkolla jonë merr pjesë në garat e shkencës së Kimisë dhe disa vite kemi arritur suksese të mira. Këtë vit kemi 33 nxënës nga shkolla jonë, 17 janë klasa e nëntë dhe 18 klasa e tetë. Kemi nxënës të mirë dhe shpresojmë se do ia arrimë qëllimit pasi gati tre muaj janë ushtruar nxënësit duke kryer aktivitete jashta mësimit. Edhe vitin e kaluar ne arritëm sukses shumë të madh duke zënë vendin e parë në nivel republikan. Ishte sukses i madh pasi ishim të vetmit shqiptarë prej gjithë Republikës së Maqedonisë si pjesëmarrës”, deklaroi Azera Asani, mësimdhënëse e lëndës së Kimisë.

Gara zhvillohej me prezencë fizike të nxënësve, por përgjigjet i jepnin në formë online. Gjatë gjithë kohës nxënësit mbykqyreshin nga organizatori, Lidhja e Kimistëve dhe Teknologëve të Maqedonisë, të cilët pastaj edhe do të shpallin rezultatet.

Show More

Related Articles

Back to top button