LajmeMaqedoni

Lolita Ristova: Me rekonstruim të qeverisë janë propozuar kuadro të aftë dhe gra

Shumica parlamentare është stabile sepse kemi njerëz të cilët dijnë të vendosin gjërat në vendin e vet në kohë të duhur, në mënyrë të duhur. Kështu deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova, informon Zhurnal.

Ristova tha se propozimet për ministra dhe zv.ministra për rekonstruimin qeveritar, dinë të sillen me presione dhe të japin kontributin e vet në reformat e rëndësishme për rrugën drejt BE-së, duke shtuar se për të paraqet nder që mes të propozuarve për ministra dhe zv.ministra ka edhe katër gra.

“Besoj dhe e di se në përputhje me kapacitetet e tyre do të dijnë me sukses të sillen me sfidën që kanë para vetes. Kam kënaqësinë të themi se kemi rritje të numrit të grave në pushtetin eksekutiv”, tha Ristova duke shtuar se tëgjithë propozimet për ministra dhe zv.ministra janë me përvojë, të aftë dhe të dëshmuar.

Deputetja Ristova theksoi se VMRO-DPMNE janë nervozë sepse e dinë që kanë kryetarë të komunave të paaftë dhe pushtet të dobët lokal e cila nuk di të ofrojë zgjidhje./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button