LajmeRajon

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës në veri

Me qëllim të realizimit të detyrave të saj, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) e Drejtorisë
Rajonale të Kufirit-Veriu, ka shtuar aktivitetet në parandalim të veprimtarive penale në përgjithësi
dhe kontrabandës në veçanti.


“Më 24 shkurt 2023 rreth orës 03:00, njësitë policore të NjNSh-së, derisa ishin në vëzhgim dhe
kontrollim të terrenin në brezin kufitar – Jarinje e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të
automjetit) të dyshimta në atë zonë. Policia menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në
malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona të cilët dyshohet se kishin hyrë në
territorin e vendit përmes rrugëve ilegale. Ata janë hasur duke tentuar të fusin në vendin tonë një
automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në komunikatë.


Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu
në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën.

Show More

Related Articles

Back to top button