Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Në këtë mbledhje u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë, raporton Ekonomia Online.Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti, foli për këto dy vite si kryeministër.
Ai përmendi sfidat që nga koha e pandemisë e deri te lufta në Ukrainë.Kurti u shpreh optimist se kosovarët do ta fitojnë liberalizimin nga 1 janari i vitit 2024.
“Pas tri javësh bëhen dy vite që kur kemi filluar të qeverisim me vendin, pra po arrijmë gjysmën e mandatit. Janë dy vite me plotë sfidë, fillimisht si pasojë e pandemisë, e më pastaj krizës energjetike e tregtare por edhe luftës në Ukrainë. Mund të thuhet se asnjë Qeveri nuk është përballur me këso vështirësi. Gjatë këtyre dy viteve nuk e kemi asnjë skandal korrupsion por kemi ngritje në vendet për luftim të korrupsionit”, u shpreh Kurti.
“Kemi hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket integrimit tonë evropian dhe euroatlantik. Themeluam grupin punues për anëtarësim në NATO, aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikuam për anëtarësim në Bashkimin Evropian ratifikuam marrëveshjet nga procesi i Berlinit dhe nga një janari i vitit 2024, presim heqjen e vizave për qytetarët tanë siç na është premtuar publikisht në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Kurti.