BotaLajme

Bombë nga Spanja: Mbappe ka vendosur t’i bashkohet Realit, për Haaland vazhdon gara

Mediumi spanjoll “Marca” ka dhënë detaje mbi dyshen Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Si francezi ashtu edhe norvegjezi janë të lidhur me largimin nga klubet e tyre në verën e ardhshme dhe raportohet që dy yjet mund t’i bashkohen Real Madridit.

Sipas Marca, për Mbappe tashmë është çështje e kryer, ngase në verë do t’i bashkohet “Los Blancos” si agjent i lirë.

Ka pasur shumë raportime që Reali i ka shtuar presionin francezit, por mediumi spanjoll i ka hedhur poshtë, duke thënë se klubi madrilen është në dijeni që fituesi i Kupës së Botës ka shumë presion nga PSG-ja, që vazhdon të punojnë për t’ia rinovuar kontratën, transmeton lajmi.

Ndërkohë, për dallim nga Mbappe, Real Madrid ende duhet të luftojë për të fituar shërbimet e yllit të Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi kërkohet me ngulm edhe nga dy klubet tjera, si Barcelona dhe Man City, andaj ende asgjë s’ka përfunduar.

Sidoqoftë, favorit vazhdojnë të jenë “Galaktikët”, ngase Haaland preferon kalimin në Spanjë para Anglisë dhe pasi Barcelona nuk ka financa për të kompletuar transferimin.

Show More

Related Articles

Back to top button