GostivarLajme

Negotinë, mbledhje përkujtimore për mësuesin Memet Selmani

Në mjediset e pallatit për kulturë “Shota” në fshatin Negotinë u mbajt mbledhja komemorative në nder të mësuesit dhe piktorit Memet Selmani, i cili 40 vite ka punuar si mësimdhënës pranë shkollës së këtij fshati. Me vizionin e tij mbi edukimin e brezave të rinj, Selmani ka qenë inspirim dhe nxitës i shumë nxënësve të tij që sot të jenë emra të spikatur të artit figurativ. Mbledhja filloi me një minut heshtje në nderim të përkujtimit të jetës dhe veprës së tij.

Në emër të kolektivit të shkollës së Negotinës, profesoresha Florije Bilalli, lexoi referatin për kolegun e tyre të ndjerë Memet Selmani.

“Mehmet Selmani u lind ne fshatin Negotinë të Pollogut, atëherë Komuna e Gostivarit, me 31 dhjetor të vitit 1955. Shkollen fillore e kreu në vitin 1970 në vendlindje, pranë shkolles ”Vellezerit Frasheri”, tani e emruar ‘’Naim Frasheri”. Shkollen e mesme e vijon ne gjimnazin “Pance Poposki” ne Gostivar, ku ne vitin 1974 diplomon me nje sukses te dalluar. Ne mungese te kuadrit arsimor, punesohet ne shkollen fillore te fshatit, ku punon tre vite si mesimdhenes i artit figurativ. Ai regjistrohet ne Akademine Pedagogjike “Shen Kliment i Oherit” dhe brenda dy viteve 1977-1979 diplomon si arsimtar i artit figurativ. Tanime i diplomuar punesohet ne shkollen fillore te fshatit ne vendlindje. Punen e tij si mesimdhenes e bente me shume pasion, duke mos u kursyer aspak per nxenesit e tij. Pas themelimit te Universitetit te Tetoves regjistrohet ne fakultetin e Arteve, drejtimi piktures te profesorit Tahir Emra Brenda viteve 1998-2000 dhe merr titullin profesor i artit figurativ, dega pikture. Pa u kursyer aspak gjate periudhes qe po ushtronte profesionin si mesimdhenes, nuk rreshti se mbajturi aktivitete te lira me nxenesit e talentuar nga Negotina dhe rrethina. Aktivitetin profesional e shtrin me krijuesit e rinje figurativ te qendra per kulture ”Shota” ne fshatin Negotine te Pollogut, ku pikturat do te mbeten kapital i cmueshem nder gjenerata. Per arsimdashesin Memet Selmani do te flasin e kujtojne nxenes e studente, talent te artit pamor te cilet ai me aftesite e tija i zbuloi dhe i udhezoi, te vazhdojne studimet, ku me sukses i mbaruan. Ato te rinje te pasionuar, qe levruan artin figurativ, tanime punojne brenda dhe jashte vendit, qe do ta kujtojne me respect te vecante. Pra keto kuadro sot e perhere do ta disporezojne artin shqiptare jo vetem ketu, por edhe ne Evrope , kudo qe jetojne dhe veprojne”, tha profesoresha Florije Bilalli.

Selmani ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë jetës së tij në profesioinin e piktorit. Ka qenë anëtar i disa shoqatave të artit figurtaiv sikurse “Draudacum”, “Silindart” dhe “Art – Pollog”. Për punën dhe veprën e tij, ai është dekoruar me disa çmime të rëndësishme.

“Krijimtaria artisike e Memet Selmanit eshte e begat dhe e spikatur , nga se vitet e fundit ka treguar aktivitet te palodhshem , duke marre pjese ne ekspozita te shumta kombtare e nderkombtare, si dhe ne koloni e simpoziume te artit ne vend dhe jashte. Ngase ishte njohes i mire i vizatimit dhe piktures, deshmon edhe ekspozita e tij e prezentuar me motive nga ky nenqyell, duke e domostruar Demin si metafore e jetes dhe vdekjes. Demin na e prezenton here te vetmuar e here ne dyluftim, here te nencmuar e here kryenec, me ngjyrime te lehta. Levizja e dores se tij, me brushat per rreth, rreshqet lirshem mbi pelhuren e bardhe, me plot energji, duke i dhene levizje motivit dhe gjalleri syrit ekspozues. Ishte pjesmarres aktiv dhe i rregullt neper ekspozita kolektive, qe organizoheshin ne qytete te ndryshme brenda dhe jashte shtetit. Ishte anëtarë i Shoqates Artisike “Draodakum”-Gostivar, dhe i disa shoqatave tjera te artit e kultures si”Silindart”-Gostivar dhe “Art-Pollogu”-Negotine. Si rezultat i veprimtarise se tij me dekada, nga Shoqata Artistike “Draodakum” merr cmimin per karriere ne fushen e artit figurativ ne vitin 2022, ne kuader te ekspozites “Cmimi i Nentorit”. Ne vitin 2019 merr cmimin per pikture, ne sallonin “Vjeshta”, te Galleria e Artave -Tetove. Ndersa ne vitin 2022 iu dha “Mirenjohja”e Nentorit nga qendra per Kulture-Negotine. Puna e tij shumevjecare eshte rrjedhoje e nje angazhimi te nje dinamike artedashese”, theksoi më tej profesoresha Florije Bilalli.

Në mbledhjen përkujtimore morrën pjesë miq, familjar e kolegë të mësuesit Memet Selmani në mesin e tyre edhe sekretari shtetërorë pranë Ministrisë për Kulturë, Valmir Aziri. Në emër të familjes Selmani një fjalim rasti mbajti i biri i të ndjerit, Arben Selmani.

Pas mbylljes së mbledhjes komemorative, të pranishmit kanë shpalosur edhe një pllakë me emrin e Memet Selmani në hyrje të pallatit për kulturë në Negotinë, pasi galeria e arteve pranë këtij institucioni tani e tutje do të mbajë emrin e këtij piktori. Me këtë rast, u vizitua edhe galkeria, në të cilën Selmani ka pasur këndin e tij të posaçëm për krijim. Ajo sot ishte mbushur me veprat e tij të kijuara ndër vite. Ndërkohë, në ballë të pallatit qendron edhe një mural i krijuar nga Selmani para 43 vitesh, vepër e cila flet shumë për profesionlizmin e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button