BotaLajme

Joe Biden shpall kandidaturën per zgjedhjet në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar rikandidimin e tij për zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2024. Ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden që dha një nga sinjalet më të qarta deri më tani se Presidenti Joe Biden do të kandidojë për një mandat të dytë. Ajo tha për agjencinë Associated Press në një intervistë ekskluzive se nuk ka mbetur pothuajse asgjë tjetër për të bërë, përveçse të përcaktohet koha dhe vendi për shpalljen e kandidaturës.
Megjithëse Biden ka thënë prej kohësh se është përballur me pyetjet e shumë njerëzve se është shumë i moshuar për të vazhduar të shërbejë si president. Këshilltarët e Biden kanë thënë se ai ka të ngjarë ta bëjë njoftimin në Prill, e njëjta periudhë e vitit kur Presidenti Barack Obama nisi zyrtarisht fushatën e tij për rizgjedhje.

Nga ana tjetër kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë të fundit për ABC Neës është shprehur se  SHBA po i dërgon mbështetje Ukrainës, e cila synon ta vendosë atë në një pozicion të fortë dhe të ndihmojë në mbrojtjen kundër një ofensive të pritshme pranverore ruse.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura publike nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Biden ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të Ukrainës me avionë luftarakë të avancuar amerikanë për momentin. Biden tha se mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet, por ushtria amerikane e ka konsideruar mbështetjen tjetër më të rëndësishme për fazën aktuale sesa dërgimin e tyre F-16.

“Ne po i dërgojmë atij atë që ushtria jonë me përvojë mendon se i duhet tani. Ai ka nevojë për tanke, ai ka nevojë për artileri, ai ka nevojë për mbrojtje ajrore, duke përfshirë një tjetër HIMARS. Ka gjëra që ai ka nevojë tani që ne po e dërgojmë që t’i vendosë ato në një pozicion që të jetë në gjendje të bëjë fitime këtë pranverë dhe këtë verë në vjeshtë.”

Shtëpia e Bardhë njoftoi gati 500 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën në fillim të kësaj jave kur Biden e vizitoi Ukrainës si dhe 2 miliardë dollarë të tjerë që përfshin të gjithë mbështetjen ushtarake të përmendur nga Biden më herët./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button