Koncernet e armatimit? Koncernet e enegjisë apo teknologjia IT? Ka shumë degë që për shkak të luftës në Ukrainë shënojnë fitime rekord, por jo pak të tjera vuajnë prej luftës.
Sulmi rus kundër Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë e kanë dobësuar ekonominë në të gjithë botën. Çmimet janë rritur, vëllimi ekonomik në shumë vende ka rëndë. Në përgjithësi lufta në Ukrainë ka çuar në ngadalësimin e ekonomisë botërore. Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN ka bërë të ditur se në vitin 2023 më shumë se një e treta e ekonomisë botërore do të tkurret. Arsye: pasojat e luftës dhe pasojat e vona të pandemisë. Në SHBA, BE dhe Kinë rritja ekonomie do të mbetet në vendnumëro. Shumë kompani nuk i përballojnë dot kostot e shpenzimeve, por ka edhe nga ato degë që shënojnë fitime rekord.
Një nga përfituesit më të mëdhenj të luftës në Ukrainë është dega e armatimit. Lufta ka rritur nevojën për siguri në të gjithë botën, dhe me këtë edhe kërkesën për armë dhe pajisje ushtarake. Aksionet e prodhuesve të armatimeve janë ngjitur në maja që nga fillimi i luftës. Shembull për këtë janë aksionet e koncernit të armatimeve me qendër në Dyseldorf, Rheinmetall, vlera e një aksioni u rrit me më shumë se 200 euro, dy herë më shumë se para luftës. Sipas vlerësimeve paraprake në vitin 2022 fitimet e këtij koncerni janë rritur 20%. Kjo është “vlerë rekord” bëri të ditur vetë koncerni.
Sipas ekspertëve kjo degë do të mbetet e kërkuar edhe pas luftës. “Në këtë drejtim vihet re një kthesë në të gjithë botën dhe nga kjo mund të kuptohet, se industria e armatimit edhe pas luftës do të përfitojë në plan afatgjatë”, shprehet Klaes Wohlrabe nga Instituti i Ekonomisë, ifo. Qeveria gjermane do të verë në dispozicon me fondin e posaçëm 100 miliardë euro për ushtrinë dhe do të shpenzojë mesatarisht të 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen – kështu industria gjermane e amatimit pret porosi të reja.
Koncernet e energjisë me fitime rekord
Edhe koncernet e energjisë kanë rritur fitimet nga lufta. Çmimet në tregun e gazit dhe naftës u rritën tej mase, edhe për shkak të uljes së ofertës nga Rusia. Fitimet e koncerneve të energjisë u rritën në të gjithë botën. Për shembull koncerni Exxon në vitin 2022 arrit vlera rekord. Ai e rriti fitimin me 147% në 55,7% miliardë dollarë- Kurse koncerni Shell e dyfishoi fitimin falë çmimeve të larta të gazit dhe naftës.
Edhe sektori i energjive të rigjenerueshme përfitoi me fillimin e luftës. Lufta tregoi, se kthesa energjitike ka rëndësi jo vetëm nga ana ekologjike, por edhe ajo politike. Pak pas fillimit të luftës u rritën vlerat e aksioneve të kompanive që prodhojnë energji të rigjenerueshme.
bNjë sektor tjetër që ka shënuar fitime të larta pas fillimit të luftës ka qenë edhe dega që mbulon sigurinë.Lufta nxorri në pah rreziqet e larta për sigurinë: Sulmet kibernetike u shtuan. Kërkesa për shërbime sigurie u rrit ndjeshëm. Kështu menjëherë pas fillimit të luftës, sipas revistës “Forbes” u vërejtën brenda 48 orësh 800% më shumë sulme kibernetike nga Rusia.
Shumica vuajnë pasojat e luftës
Por vetëm disa kanë përfituar ekonomisht, shumica e degëve të ekonomisë vuajnë pasojat e luftës.Sidomos sipërmarrjet që kanë pasur biznese me Rusinë apo tregti me Europën lindore kanë shënuar humbje të ndjeshme. Rritja e çmimeve, ngushticat në furnizime dhe pasiguria bëjnë që shumë degë të shënojnë humbje.
Sulmet kibernetike janë shtuar
Tek humbësit e mëdhenj bëjnë pjesë përveç kësaj edhe degët që në prodhim kanë nevojë për shumë energji, si industria kimike apo ajo e farmaceutikës. Çmimet e larta të energjisë vështirësojnë procesin e prodhimit. Kësaj i shtohen kohë më të zgjatura të furnizimeve për shkak të ndryshimit të destinacioneve të furnizimit si pasojë e luftës, apo mungesa e shoferëve të mauneve, për shkak të mungesës së shoferëve nga Ukraina apo Rusia. Sipas Shoqatës Gjermane të Industisë Kimike perspektiva për vitin 2023 nuk është e mirë. Koncerni kimik BASF ka shënuar humbje të ndjeshme, jo vetëm për shkak të prodhimit me kosto të lartë energjie, por edhe të prezencës me biznesin në Rusi. BASF ka bërë të ditur shkurtimin e 2600 vendeve të punës në të gjithë botën.
Edhe gastronomia dhe tregtia e pakicës vuajnë nga lufta në Ukrainë. Këto degë u goditën gjatë pandemisë dhe luftojnë me çmimet e larta të energjisë dhe artikujve ushqimorë. Kësaj i shtohet dora e shtrënguar e konsumatorëve, që për shkak të rritjes së inflacionit përpiqen të kursejnë. Dyqanet e bukës vuajnë ndjeshëm pasojat ekonomike të luftës. Rritja e çmimeve të energjisë që çon në rritjen e çmimeve të produkteve të bukës ka shkaktuar rënie të kërkesës./DW/