Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Sipas saj, Kurti është i vetmi që “detyroi Serbinë ta njohë pasaportën e Kosovës”.
“A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë?
Natyrisht, Kryeministri Kurti.Politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë. Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.